Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Në partneritet me bashkinë Kavajë po zbatohet projektin “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” faza II-të, në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Qëllimi i këtij takimi është krijimi i Platformës së Dialogut Rinor, që do të ketë si objektiv:

• Të krijojë një hapësirë komunikimi efektive mes të rinjve dhe përfaqësuesve të lartë të bashkisë Kavajë;

• Të krijojë një platformë dialogu të udhëhequr nga parimet e advokacisë, transparencës dhe llogaridhënies mes të rinjve dhe pushtetit lokal;

• Të kontribuojë në adresimin nga të rinjtë e Kavajës të problematikave që ndeshin të rinjtë dhe të komunitetit të Kavajës tek përfaqësuesit e bashkisë Kavajë.

Pjesëmarrja juaj do të ishte një vlerë e shtuar për këtë takim.

Ju mirëpresim!

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish