Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Gjatë takimit të rinjtë e vunë theksin kryesisht në këto nevoja dhe adresuan këto ndërhyrje:

• Nevoja e të pasurit një mjedis të pastër në komunitet, duke organizuar në ditë ndryshme pastrimin e zonave më të ndotura në komunitetin e tyre, lyerjen e riparimin e hapësirave brenda shkollës ose kopshtit në Golem.

• Ndihma ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve, duke realizuat vizita dhe aktivitete nga të rinjtë në qendrat sociale ditore, ku marrin shërbim të moshuarit ose fëmijët me AK.

• Rritja e informimit tek të rinjtë mbi rëndësinë dhe rolin e aktivizimit të të rinjve në komunitet, duke u bashkuar së bashku me të rinjtë e forumit dhe për të takuar të rinjë të tjerë për t’ju bashkuar forumit dhe aktiviteteve që do të organizohen nga të rinjtë.

• Shtimi i hapësirave për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive nga të rinjtë, ku në hapësirën e parkut të qytetit mund të krjohen fusha për të luajtur dhe për aktivitete sportive.

Gjithashtu, gjatë takimeve identifikuam të rinj të tjerë nga Golemi që duan t’i bashkohen Forumit Tematik Rinor të Kavajës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish