Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në bashkëpunim me Njësinë Administrative Nr.2, Bashkia Tiranë zhvilloi në ambjentet e Bibliotekës nr. 2, Bashkia Tiranë sesionin informues dhe ndërgjegjësues me ndërlidhësit e komunitetit të kësaj njësie.

Ky aktivitet u zhvillua nga ACFD në kuadër të projektit “Bëhu Familja Ime!” pjesë e skemës së sub granteve nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe organizata TLAS në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu i pranishëm në takim ishte edhe z. Florian Pullazi, Administrator i Njësisë Adminsitrative nr. 2, Bashkia Tiranë, i cili theksoi ndër të tjera se “…shërbimi i kujdestarisë është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për shoqërinë shqiptare, sepse i jep tjetër dimension familjes shqiptare dhe ndikon në mentalitetin tonë”. Takimi ngjalli mjaft interes për të pranishmit, të cilët u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të shpërndarë informacionin në komunitetin e zonës që mbulojnë.

Gjatw sesionit u referuan disa cështje specifike të shërbimit të kujdestarisë si: parimet dhe koncepti i shërbimit alternativ dhe shërbimit të kujdestarisë, kuadri ligjor specific, kriteret, procedurat, strukturat përgjegjëse etj. Metodat e përdorura ishin prezantimi në formatin PowerPoint, spot mbi familjen kujdestare, diskutime, komente, pyetje.

Disa nga refleksionet e të pranishmëve ishin:

  • “Informacionet mbi shërbimin e kujdestarisë ishin mjaft të vlefshme, nuk kishim dijeni më parë”
  • Ky shërbim është i nevojshëm, por kërkon punë të madhe informuese dhe ndërgjegjësuese që të ndryshohet mentaliteti ynë”;
  • “Shërbimi i kujdestarisë në Shqipëri është një proces i vështirë në praktikë”;

Në përfundim të takimit u hartua një plan veprimi praktik me ndërlidhësit e komunitetit të njësisë nr.2, duke përcaktuar kohën dhe zonat ku do të zhvillohen takimet informuese dhe ndërgjegjësuese me komunitetin mbi shërbimin e kujdestarisë.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish