Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit “Bëhu Familja Ime!” gjatë muajit shkurt 2019 u zhvilluan takime me stafet e zyrave të Shërbimit Social në njësitë administrative nr. 2, 4 dhe 11. Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri” i implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe TLAS, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë takimeve u shkëmbyen ide dhe sugjerime lidhur me gjetjen e rrugëve dhe mundësive për përfshirjen e sa më shumë familjeve në komunitet si familje kujdestare. Përfaqësuesit e zyrës treguan eksperiencat pozitive dhe negative të familjeve kujdestare, raste të institucionalizimit dhe de-istitucionalizimit të fëmijëve, si dhe sfidat dhe problematikat që ka shërbimi i kujdestarisë për tu zbatuar në praktikë. U hartua një plan veprimi praktik me qëllim arritjen e sensibilizimit të komunitetit të zonës, si dhe përfshirjen e aktorëve më të rëndësishëm në këtë proces.

Disa nga refleksionet e punonjësve të zyrës së shërbimit social në këto ishin:

  • Vetëm një punonjës social që e ka të pamundur monitorimin e të gjitha familjeve që kanë në kujdestari fëmijë me lidhje gjaku;
  • Ka mungesë të burimeve njerëzore, pasi punonjësi social që është Punonjës i Mbrojtjes së F ëmijëve mbulon një popullatë me mijëra banorë;
  • Pjesa më e madhe e familjeve në këto njësi janë vulnerable, migrantë, me probleme ekonomike dhe sociale;
  • Kanë dijeni për praninë e shumë problemeve në trajtimin e një fëmije në kujdestari me lidhje gjaku (gjyshërit, të afërm etj.) që në disa raste është e formalizuar nga gjykata;
  • Problematikat janë të shumta: raste dhune, abuzim seksual nga njerku ose njerka, motër ose vëlla kujdestarë;
  • Është shumë e nevojshme që familjet kujdestare aktuale me lidhje gjaku të trajnohen dhe të mbahen në monitorim të vazhdueshëm;
  • Është e nevojshme të organizohen takime me ndërlidhësit e komunitetit, të cilët do të kontribuonin në shpërndarjen e informacionit në komunitet, si dhe në evidentimin e familjeve të interesuara për tu bërë familje kujdestare;

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish