Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit “Bëhu Familja Ime!” zhvilloi gjatë muajit janar 2019, takime me Administratorët e tre Njësive Administrative (NjA), Bashkia Tiranë. z. Florian Pullazi,  (Adminsitrator, NjA 2), znj. Liri Qoshi (Adminsitrator NjA nr.4), dhe me znj. Jonida Doku (Administrator, NjA nr.11).

Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri” i implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe TLAS, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Adminsitratorët e përgëzuan nismën e projektit “Bëhu Familja Ime!” në njësitë e tyre dhe u shprehën të gatshëm të bashkëpunonin me qendrën në këtë nismë dhe të kontribuonin në përhapjen e shërbimit të kujdestarisë në njësitë e tyre. Z. Pullazi (Administrator NJA 2, Bashkia Tiranë) u shpreh se: “…shërbimi i kujdestarisë është mjaft të rëndësishëm dhe i domosdoshëm për shoqërinë shqiptare, pasi i jep tjetër dimension familjes shqiptare dhe ndryshimit te mentalitetit”.

Sipas tyre komunitetet në njësitë e tyre përbëhen nga përqindje e konsiderueshme familjesh të ardhura nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe nga familje me probleme ekonomike dhe sociale. Kuadri ligjor mbi shërbimin e kujdestarisë njihet nga stafi psiko-social i këtyre njësive, por sipas tyre nuk janë zhvilluar më parë nga stafet e njësive, takime informuese dhe ndërgjegjësuese specifike me komunitetin për shërbimin e kujdestarisë dhe për këtë arsye ky shërbim nuk njihet ose njihet shumë pak si dhe për këtë shkak raste të aplikimit për kujdestarinë pa lidhje gjaku nuk ka. Sipas VKM 149 (mars 2018) familjet kujdestare marrin edhe mbështetje financiare për fëmijën që kanë në kujdestari, informacion ky që nuk njihet dhe si pasojë nuk kërkohet. Aktualisht ka vetëm raste të kujdestarisë me lidhje gjaku, të cilat janë të paformalizuara në gjykatë në pjesën më të madhe. Prandaj ndërhyrja përmes takimeve informuese me komunitetin në këto zona do të sillte rritje të interesit nga familjet për tu bërë familje kujdestare me/pa lidhje gjaku.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish