Në një botë ku fëmijët janë “duke u rritur me teknologjinë”, është e rëndësishme t’i ndihmoni ata të mësojnë koncepte të shëndetshme të përdorimit të teknologjisë dhe qytetarisë. Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në mësimdhënien e këtyre aftësive.
Këshilla për të ndihmuar prindërit të menaxhojnë hapësirën teknologjike të familjes:
- Bëni planin tuaj të përdorimit të televizorit në familje. Media duhet të funksionojë për ju dhe brenda vlerave të familjes tuaj dhe stilit të prindërimit. Kur përdoret në mënyrë të menduar dhe të përshtatshme, televizori mund të përmirësojë jetën e përditshme. Por kur përdoret në mënyrë të papërshtatshme ose pa u menduar, televizori mund të zhvendosë shumë aktivitete të rëndësishme të tilla si: ndërveprimi ballë për ballë, koha e familjes, loja në natyrë, ushtrimet, kohën e pushimit dhe gjumin.
- Trajtojeni median ashtu si çdo mjedis tjetër në jetën e fëmijës suaj. Të njëjtat udhëzime për prindërit zbatohen si në mjediset reale ashtu edhe në ato virtuale. Vendosni kufij; fëmijët kanë nevojë dhe i presin ato. Njihni miqtë e fëmijëve tuaj, si në internet ashtu edhe jashtë. Njihni se çfarë platformash, programesh dhe aplikacionesh po përdorin fëmijët tuaj, cilat faqe po vizitojnë në internet dhe çfarë po bëjnë në internet.
- Vendosni kufij dhe inkurajoni kohën e lojës. Përdorimi i medias, si të gjitha aktivitetet e tjera, duhet të ketë kufij të arsyeshëm. Loja e pastrukturuar dhe painternet stimulon krijimtarinë. Bëni prioritet kohën e lojës, veçanërisht për fëmijët shumë të vegjël.
- Koha e ekranit nuk duhet të jetë gjithmonë koha që kalohet vetëm. Shikoni bashkë, luani bashkë dhe angazhohuni bashkë me fëmijët tuaj kur ata janë duke përdorur ekranet – kjo inkurajon ndërveprimet shoqërore, kufinjtë dhe të mësuarit. Luaj një video lojë me fëmijët e tu. Është një mënyrë e mirë për të demonstruar mirësjelljen dhe dashamirësinë ndaj lojërave. Shikoni një shfaqje me ta; do të keni mundësinë të prezantoni dhe ndani përvojat dhe perspektivat tuaja të jetës. Mos i monitoroni vetëm në internet – ndërveproni me ta, në mënyrë që të kuptoni se çfarë po bëjnë dhe të jeni pjesë e tyre.
- Jini një model i mirë. Për shkak se fëmijët janë imitues të shkëlqyer, kufizoni përdorimin e mediave personale. Në fakt, ju do të jeni më të disponueshëm dhe të lidhur me fëmijët tuaj nëse po ndërveproni, përqafohuni dhe luani me ta në vend që thjesht të shikoni në një ekran.
- Njihni vlerën e komunikimit ballë për ballë. Fëmijët shumë të vegjël mësojnë më mirë përmes komunikimit të dyanshëm. Angazhimi në “kohën e bisedës” nga një pozicion në tjetrin është thelbësore për zhvillimin e gjuhës. Kërkimet kanë treguar se kjo mënyrë përmirëson aftësitë gjuhësore – shumë më tepër sesa dëgjimi “pasiv” ose ndërveprimi i njëanshëm me një ekran.
- Kufizoni teknologjinë për pjesëtarët më të vegjël të familjes.
Shmangni teknologjinë për më të vegjëlit nga 18 deri në 24 muaj. Kufizoni përdorimin e ekranit për fëmijët parashkollorë, të moshës 2 deri në 5 vjeç, vetëm 1 orë në ditë. Kur është e mundshme të shikuarit bashkë me fëmijët e vegjël është shumë mirë. Ata mësojnë më së miri, kur ri-mësojnë në botën reale atë që sapo mësuan përmes një ekrani. Pra, nëse Ela sapo ka mësuar shkronjën D, mund ta përsërisni këtë më vonë kur jeni duke darkuar ose duke kaluar kohë me fëmijën tuaj. - Krijoni hapësira pa teknologji.
Mbani pa mjete teknologjike hapësirat ku konsumoni vaktet tuaja, ku zhvilloni bisedat familjare, si dhe në dhomat e gjumit të fëmijëve tuaj. Fikni ekranet kur komunikoni, sepse TV në sfond mund të pengojë komunikimin ballë për ballë me fëmijët. Rimbushni bateritë e pajisjeve tuaja gjatë natës, jashtë dhomës së gjumit të fëmijës suaj për ta ndihmuar atë të shmangë tundimin për t’i përdorur gjatë kohës që ata duhet të flenë. Këto ndryshime inkurajojnë më shumë kohë familjare, zakone më të shëndetshme të të ngrënit dhe gjumë më të mirë. - Mos përdorni teknologjinë si qetësues të emocioneve. Televizori mund të jetë shumë efektiv në mbajtjen e fëmijëve të qetë, por nuk duhet të jetë mënyra e vetme që ata të mësojnë të qetësohen. Fëmijët duhet të mësohen se si të identifikojnë dhe të trajtojnë emocionet e forta, të angazhohen me aktivitete për të menaxhuar mërzinë, ose të qetësohen përmes frymëmarrjes, duke iu folur mbi mënyrat e zgjidhjes së problemit dhe duke gjetur strategji të tjera për kanalizimin e emocioneve.
- Aplikacionet për fëmijë. Më shumë se 80,000 aplikacione janë etiketuar si edukative, por pak hulumtime kanë demonstruar cilësinë e tyre aktuale. Produktet e paraqitura si “interaktive” duhet të kërkojnë më shumë sesa “shtytje dhe rrëshqitje”. Nëse dëshironi vizitoni faqen e organizatës Common Sense Media për opinionet/përshtypjet rreth aplikacioneve, lojërave dhe programeve të përshtatshme për moshën për t’ju orientuar se cilat janë zgjedhjeve më të mira për fëmijët tuaj.
- Është e pranueshme që fëmija juaj adoleshent të jetë në internet. Marrëdhëniet online përmes internetit janë pjesë e zhvillimit tipik të adoleshencës. Përmes medias sociale adoleshentët hulumtojnë dhe zbulojnë më shumë për veten e tyre duke eksploruar në botën e të rriturve. Vetëm sigurohuni që fëmija juaj adoleshent po sillet ashtu siç duhet në botën reale si dhe në internet. Shumë adoleshentë duhet të mbajnë mend se cilësimet e privatësisë së një platforë online nuk i bëjnë gjërat në të vërtetë “private” dhe se imazhet, mendimet dhe sjelljet që adoleshentët ndajnë në internet do mbeten menjëherë pjesë e gjurmës së tyre dixhitale për një kohë të pacaktuar. Mbani komunikim të hapur me ta dhe tregojini se jeni të gatshëm nëse kanë pyetje ose shqetësime.
- Paralajmëroni fëmijët për rëndësinë e privatësisë dhe rreziqet e keqbërësve dhe materialeve pornografike. Adoleshentët duhet të dinë që sapo përmbajtja të ndahet me të tjerët, ata nuk do të jenë më në gjendje ta fshijnë ose ta heqin atë plotësisht, dhe kjo sjell shfaqjen e materialeve/fotografive të papërshtatshme. Ata gjithashtu mund të mos dinë të përdorin cilësimet e privatësisë dhe duhet të paralajmërohen që abuzuesit seksualë shpesh përdorin rrjetet sociale, bisedat online, e-mail dhe lojëra online për të kontaktuar dhe shfrytëzuar fëmijët.
- Mos harroni: Fëmijët tuaj janë thjesht fëmijë. Fëmijët do të bëjnë gabime duke përdorur mediat. Mundohuni t’i trajtoni gabimet me ndjeshmëri dhe ta ktheni një gabim në një moment për të mësuar. Por disa mosrespektime, të tilla si materiale pornografike, ngacmime ose postimi i imazheve, mund të jetë një sinjalizim që lë të kuptohet për shqetësimet që do të vijnë më pas. Prindërit duhet të vëzhgojnë me kujdes sjelljet e fëmijëve të tyre dhe nëse është e nevojshme, të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga profesionistë të fushës, përfshirë pediatrin e familjes, psikologun apo punonjësin social.
- Sot media dhe pajisjet teknologjike janë një pjesë integrale e botës tonë. Përfitimet e këtyre pajisjeve mund të jenë të mëdha nëse përdoren në mënyrë të moderuar dhe të përshtatshme, Por, hulumtimi ka treguar se komunikimi (ballë për ballë) me fëmijët, familjen, miqtë dhe mësuesit luan një rol kryesor dhe madje edhe më të rëndësishëm në promovimin e të mësuarit të fëmijëve dhe zhvillimin e shëndetshëm. Mbani fëmijët tuaj pranë dhe mos i lini të humbasin pas një rryme mediash dhe teknologjisë.
Burimi i informacionit: HealthyChildren.org