Momente nga takimi periodik me të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë, i cili u zhvillua online. Të rinjtë diskutuan për nismat komunitare që do të ndërmarrin, trajnimet si dhe për aktivitetet e tjera të forumit që do të zhvillohen gjatë projektit. E pranishme në takim ishte edhe përfaqësuesja e Këshillit Rinor Pogradec, e cila ndau përvojat më të mira të angazhimit të saj, si dhe mesazhe për rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në komunitet.
Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
#forumitematikrinor #reloadalbania #BallkaniPerëndimor #DemokraciVendore #UNDPAlbania #acfdalbania #bashkiakavaje #TEAMYOUTH