Hulumtimet e fundit sugjerojnë se fëmijët sot janë më pak empatikë dhe më shumë të fokusuar në nevojat dhe interesat personale se sa ishin një dekadë më parë. Empatia përfshin aftësinë për të identifikuar emocionet, për të kuptuar dhe shpjeguar emocionet dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme këtyre emocioneve.

Rritja e faktorëve të rrezikut shoqëror dhe sfidat si varfëria, stresi, ngacmimet e jashtme, koha e gjatë e prindërve në punë, dhe rritja e shkallës së sëmundjeve mendore e bëjnë më të vështirë për fëmijët e sotëm që të zhvillojnë nivele të larta të ndjeshmërisë. Stresi, veçanërisht, është shumë toksik në tru, duke çuar në nivele të rritura të kortizolit (një hormon që modulon fiziologjinë e stresit). Kështu, fëmijët mund ta gjejnë më të vështirë për të kuptuar dhe rregulluar në mënyrë efektive emocionet e tyre, duke zvogëluar kështu kapacitetin për të zhvilluar ndjeshmëri për të tjerët.

Të mësuarit e dashamirësisë dhe dhembshurisë ndaj të tjerëve, kanë treguar se ndihmojnë në uljen e nivelit të agresivitetit, ndërkohë që ndikojnë në rritjen e kompetencës emocionale dhe ndërveprimit shoqëror.

 

 

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish