Në takimin e radhës që zhvilluam me 20 anëtarë të Forumit Tematik Rinor, u ndalëm në diskutimet lidhur me aksionet vullnetare dhe nismat që do të ndërmerren për komunitetin e Kavajës, nga të rinjtë e forumit.  

  • Takimi shërbeu edhe si reflektim i anëtarëve mbi Takimin e I të Platformës së Dialogut Rinor (Lesson Learnt), të zhvilluar në datë 14 Nëntor;
  • Angazhimi i forumit lidhur me organizimin e Nismës Komunitare në Golem dt. 30 Nëntor 2023
  • Dhënie e ideve nga anëtarët e pranishëm lidhur me ideimin e posterit me temë ‘Mbrojtja e mjedisit’, e cila do të shpërndahet gjatë nismës komunitare në Golem.

Përgjegjësi i Njësisë së Integrimit Evropian z. Arben Meta, i pranishëm në takim, adresoi:

  • Çështjen e rritjes së aktivizmit të të rinjve të Kavajës lidhur me organizimin e nismave vullnetare dhe bashkërendimi i veprimeve me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian;
  • Ndarjen e praktikave të mira personale, të nismave të mëparshme, të organizuara nga të rinjtë e Kavajës;
  • Programet e reja për të rinjtë në Kavajë lidhur me angazhimin e tyre në komunitet dhe nxitjen e aktiviteteve rinore;

Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans  

European Union in Albania

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish