Këtë të premte anëtarët e Forumit Tematik Rinor në Kavajë zhvilluan takimin e pestë me rreth 25 bashkëmoshatarët e tyre.

Aila, (anëtare e FTR-së) në fillim të takimit ju prezantoi të rinjve misionin dhe objektivat e forumit dhe të projektit. Së bashku, ata zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi nevojat dhe problematikat që ata vërejnë në komunitetin e tyre të zonës së banimit.

Disa prej problematikave të adresuara gjatë takimit ishin:

  • Mjedisi dhe menaxhimi i mbeturinave në zonën e tyre të banimit;
  • Shtimi i titujve të rinj në bibliotekat e shkollës dhe të qytetit dhe afrimi i të rinjve drejt librave;
  • Organizimi i aktiviteteve për zhvillimin e talenteve rinore në fushën e artit;
  • Zhvillimi i aktiviteteve kulturore, panaire, ekspozita për të rinjtë;
  • Shtimi i stolave dhe koshave në parkun e qytetit etj.

Të gjitha këto problematika do ti adresohen bashkisë Kavajë nga të rinjtë e Forumit gjatë takimeve të Platformës së Dialogut Rinor në bashkinë Kavajë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Falenderojmë të rinjtë për pjesëmarrjen dhe angazhimin e anëtarëve të Forumit Tematik Rinor në realizimin e aktiviteteve të projektit.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish