Mini-forumi i radhës u organizua me të rinjtë e shkollës 9-vjeçare ‘Rilindja’ bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Forumit Teamatik Rinor të Kavajës, identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme. Rreth 30 nxënës (djem dhe vajza) pjesëmarrës në këtë takim ishin nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta. Të rinjtë pjesëmarrës e pëlqyen idenë e takimit dhe temës së diskutimit.

Dy anëtarët e forumit, Aila dhe Leoni drejtuan mini-forumin me bashkëmoshatarët e tyre, ku nevojat e përcjella nga nxënësit ishin të shumta. Disa nga nevojat më kryesore të identifikuara ishin si vijon:

  • Ngritja e qendrës rinore, ku të rinjtë e qytetit dhe të fshatit të takohen dhe diskutojnë, si dhe të marrin trajnime për të rinjtë;
  • Mungesa e librave të rinj në bibliotekën e qytetit dhe ndërmarrja e nismave të dhurimit;
  • Shtimi i korsisë së biçikletave për përdoruesit, pasi mungesa e tyre është burim aksidenti;
  • Ndërmarrja e nismave të pastrimit, informim dhe ndërgjegjësim për ruajtjen e mjedisit;
  • Kthimi i parkut të qytetit në një mjedis argëtues për të gjithë;

Të gjitha nevojat e adresuara në këtë takim do të trajtohen me anëtarët e forumit gjatë takimeve periodike, për të evidentuar nisma të mundshme për komunitetin në bashkinë Kavajë. Gjithashtu të gjitha problematikat e adresuara do të prezantohen përpara përfaqësuesve të bashkisë Kavajë, gjatë zhvillimit të takimeve të Platformës së Dialogut Rinor Kavajë.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit ‘Forumi Tematik Rinor-një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, i cili po zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2, dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish