Takimi periodik i radhës mes anëtarëve të Forumit Tematik Rinor të Kavajës kishte në fokus përzgjedhjen e tematikës së takimit të tretë të Platformës së Dialogut Rinor, si dhe organizimin e nismave komunitare në Kavajë. Diskutimet mes të rinjve ishin të shumta, ku të rinjtë u ndjenë të lirë dhe dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre. Leoni, lider i forumit moderoi diskutimin me anëtarët, duke iu dhënë mundësi të shpreheshin dhe jepnin alternativat e tyre lidhur me përzgjedhjen e tematikës.
Pjesa më e madhe e grupit vendosën të trajtonin temën e braktisjes e Kavajës nga të rinjtë e qytetit dhe fshtatit, ku vitet e fundit ka marr përmasa të gjera si në shumë bashki të tjera, të cilët pasi përfundojnë shkollimin vendosin të qëndrojnë kryesisht në kryeqytet ose zgjedhin të ikin jashtë vendit.
Të rinjtë diskutuan gjithashtu edhe sugjerimet dhe rekomandimet e shprehura nga bashkëmoshatarët e tyre gjatë dy miniforumeve të organizuara në muajin shkurt në dy shkollat 9-vjeçare të bashkisë Kavajë. Ata shprehën se rekomandimet do t’i përcillen përfaqësuesve të bashkisë Kavajë gjatë takimeve të planifikuara gjatë projektit, si dhe do t’ju shërbejnë në ideimin e nismave komunitare për komunitetin e bashkisë Kavajë.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).