Siguria dhe muzika u bashkuan në Shkollën e Mesme të Muzikës “Jan Kukuzeli” – Durrës

19/09/2025

Rreth 40 nxënës e nxënëse u bënë pjesë e sesionit të 11-të të programit mbi ndërgjegjësimin për sigurinë rrugore. Në fillim, ata morën informacion mbi rreziqet dhe masat parandaluese, ndërsa më pas provuan makinën e simulimit të aksidentit – një përvojë që i bëri të reflektojnë thellë.

Një prej nxënësve tha:
“Ishte si një këmbanë që të zgjon dhe të thotë: kujdes, një gabim i vogël mund të të rrezikojë jetën.”

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

Falenderojmë të rinjtë e shkollës për energjinë dhe angazhimin e tyre. Ata treguan se edhe siguria, ashtu si muzika, ka nevojë për harmoni dhe disiplinë.