
Shkolla e Mesme Publike “16 Shtatori” në Shijak
20/10/2025
Më 17 Tetor 2025, në Shkollën e Mesme Publike “16 Shtatori” në Shijak, u zhvillua sesioni i 16-të ndërgjegjësues me 30 nxënës dhe nxënëse që morën pjesë plot kuriozitet dhe energji.
Pas pjesës teorike në klasë, të rinjtë përjetuan nga afër pasojat e një aksidenti përmes makinës së simulimit, një përvojë që i bëri të reflektojnë thellë mbi rëndësinë e sjelljeve të sigurta në rrugë.
“Nuk mendojmë shpesh për rrezikun derisa ta ndjejmë vetë — kjo përvojë më bëri të kuptoj sa shumë varet nga ne.” – u shpreh një prej nxënësve pjesëmarrës.
Aktiviteti u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.
Të rinjtë e Shijakut dëshmuan se çdo hap i vogël drejt kujdesit është një hap i madh drejt sigurisë për të gjithë.