Fuqizimi ekonomik i familjes
Përmes këtij programi ACFD synon të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të familjes (me priortitet familjet e margjinalizuara) në aspektin social dhe ekonomik. Objektivat e këtij programi janë: • të zhvillojë sensin e autonomisë dhe vetë-besimit për të nxitur produktivitetin dhe mirëqënien e tyre; • të mendojnë përtej mbijetesës së përditshme dhe të sigurojnë kontroll më të madh mbi burimet e tyre dhe zgjedhjet e jetës; • të përdorin në mënyrë sa më efektive asetet individuale, njerëzore, sociale dhe psikologjike të tyre; • të promovojmë punësimin produktiv dhe punën e denjë; • të ndërgjegjësojmë komunitetin mbi përfshirjen e vajzave dhe djemve në profesione “jo-tradicionale” femërore dhe mashkullore.