Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm

Mbështetur nga:

Sponsorë dhe dhurues nga individë dhe biznese nga eventi Rrathë Dhurues 2022

Kohëzgjatja:

16 Qershor 2022 – 31 Mars 2023

Programi:

Shëndet dhe mirëqënie

Vendndodhja:

Qendra Komunitare ‘Gonxhe Bojaxhi’, Njësitë Administrative Nr. 4 dhe 8, bashkia Tiranë

Ideja ‘Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm!’ do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit oral dhe të mirëqënies sociale në komunitetin e Bregut të Lumit, Njësia bashkiake nr.4, Bashkia Tiranë dhe krijimin e një shërbimi të ri falas. Në kuadër të këtij projekti u ngrit mini-klinika dentare, brenda hapësirës së Qendrës Sociale ‘Gonxhe Bojaxhi’, që do t’iu shërbejë një numri të konsiderueshëm prej 400 fëmijë të identifikuar me nevoja bazike, të cilët ndiqen me programe psiko-sociale mbështetëse në këtë qendër.

Ky projekt realizoi 4 aktivitete te cilat ishin:

  • Ristrukturimi i ambjentit për klinikën dentare
  • Pajisja e dhomës me mjetet e nevojshme
  • Prodhimi i Video-mesazh “Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm”
  • Ceremonia e inagurimit të shërbimit të ri dentar
  • Realizimi i vizitave për fëmijët në klinikë nga mjeku specialistë
  • Përmirësimi i shëndetit oral tek fëmijët
  • Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit për rregullat e higjenës së shëndetit oral për fëmijët dhe prindërit
  • Rritja e kujdesit të shëndetit oral tek fëmijët
400 fëmijë të grupmoshës 6 – 14 vjeç, prindër dhe komunitet i njësisë administrative nr. 4 dhe nr. 8, bashkia Tiranë

Video

Aktivitetet

Projekte të tjera