Vlerëso-Fuqizo-Vepro
Mbështetur nga:
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Kohëzgjatja:
Janar 2024 – Shtator 2024
Programi:
Shëndet dhe mirëqënie
Vendndodhja:
Bashkia Kavajë
Projekti ‘Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë’ ka si qëllim që të sigurojë që fëmijët me aftësi të kufizuar në bashkinë Kavajë, të përfitojnë nga përmirësimi i sistemit të shërbimeve të kujdesit social që ofrohen aktualisht për ta. Gjithashtu, projekti synon të fuqizojë kapacitetet e strukturave të Bashkisë Kavajë dhe përkatësisht stafin e shërbimit social në bashkinë Kavajë (përfshirë njësitë administrative) dhe stafin e Qendrës Ditore “Ngjyrat e Jetës”, të cilët mbulojnë drejtpërsëdrejti shërbimet e kujdesit social për fëmijët me AK, duke ngritur dhe ofruar shërbime cilësore të kujdesit social të përshtatura mbi bazën e nevojave specifike të identifikuara.
- Fëmijët me AK që jetojnë në bashkinë Kavajë, do të kenë mundësi të aksesojnë shërbimet e kujdesit social dhe do ju ofrohet mbështetje direkte nga stafet sociale të kujdesit social;
- Kapacitetet teknike dhe praktike të stafit në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale në bashkinë Kavajë (përfshirë njësitë administrative) dhe të qendrës ditore ‘Ngjyrat e Jetës’ lidhur me planifikimin, buxhetimin, ofrimin dhe monitorimin e shërbimeve cilësore të përmirësuara dhe të përshtatura sipas nevojave të identifikuara për fëmijët me AK në territorin e bashkisë Kavajë.
Manuali i punës për stafet sociale të bashkisë Kavajë
Në kuadër të projektit “Vlerëso- Vepro- Fuqizo,” jemi të lumtur të prezantojmë “Manualin e Punës për stafet sociale të Bashkisë Kavajë”, që punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ky manual është një mjet i rëndësishëm për të fuqizuar profesionistët që ofrojnë mbështetje dhe kujdes social për fëmijët me nevoja të veçanta, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe metodologjitë e punës.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Manuali i punës për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara
Në kuadër të projektit “Vlerëso- Vepro- Fuqizo,” jemi të lumtur të prezantojmë “Manualin e Punës për Prindërit e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Bashkinë Kavajë. Një hap i rëndësishëm drejt mbështetjes së komunitetit tonë i cili ofron udhëzime të vlefshme dhe mbështetje për sfidat e përditshme që ata përballen.
Ky manual synon të fuqizojë prindërit, duke i pajisur ata me informacionin dhe mjetet e nevojshme për të ndihmuar fëmijët e tyre të zhvillohen dhe të kenë akses më të madh në shërbimet e duhura.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Faleminderit të gjithëve që kontribuan në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm!
Ftesë për ofertë – Mjete Didaktike
Publikuar më: 03/02/2024
Afati i fundit: 22/02/2024
Përshkrimi
Në kuadër të projektit “Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, hap thirrjen për: Mjete didaktike për fëmijët me AK (libra me veprimtari për përgjithësimin e njohurive/printer me ngjyra së bashku me toner-at përkatës/kafshë 3D/libra me audio/kartona me ngjyra dhe të bardhë/bojra akreliku/libra me ngjyrosje/fletëpunëdore me xixa dhe ngjitëse/plastelinë/kanavaca/mjete muzikore për fëmijë/dollapë për mbajtjen e mjeteve) bashkangjitur ftesës për ofertë.
Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës infoacfdalbania@gmail.com brenda datës 22/02/2024 ose në adresën postare Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë.
Dokumente
Ftesë për ofertë – Refreshments
Publikuar më: 03/02/2024
Afati i fundit: 22/02/2024
Përshkrimi
Në kuadër të projektit “Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, hap thirrjen për: Refreshments për 15 persona për 5 takime (pije/kafe/biskota ), bashkangjitur ftesës për ofertë.
Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës infoacfdalbania@gmail.com brenda datës 22/02/2024 ose në adresën postare Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë.
Dokumente
Ftesë për ofertë – Drekë & Kafe
Publikuar më: 13/02/2024
Afati i fundit: 22/02/2024
Përshkrimi
Në kuadër të projektit “Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, hap thirrjen për: Drekë dhe Refreshments për 20 persona për 4 trajnime (ushqim/pije/kafe ) bashkangjitur ftesës për ofertë.
Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës infoacfdalbania@gmail.com brenda datës 22/02/2024 ose në adresën postare Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë.
Dokumente
Ftesë për ofertë – Stola & Kosha
Publikuar më: 30/04/2024
Afati i fundit: 10/05/2024
Përshkrimi
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes po zbaton projektin “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të përmirësojë ambjentin në shkollën 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’ në fshatin Rrakull, Njësia Administrative Synej, Bashkia Kavajë.
Kushtet për pjesëmarrje: Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 10/05/2024, në adresën e e-mailit: infoacfdalbania@gmail.com ose në adresën postare: Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë
Specifikime të përgjithshme teknike:
Produktet stola dhe kosha për konsum individual janë specifikuar si më poshtë:
Stola material hekuri, sasia 6 copë, përmasa 1.20 cm – 1.50 cm, material çelik i cinguar, i lyer me bojë me pjekje;
Kosha material hekuri, sasia 6 copë, diametri 40cm, lartësi 50-65 cm, me mekanizëm me përkulje për shkarkimin e mbeturinave, bazament çelik;
Produktete ofruara duhet të jenë cilësore dhe t’i përshtaten specifikimeve të përshkruara më lartë.
Ofrimi i këtyre produkteve kërkohet brenda muajit Maj 2024.. Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues
Kushte të përgjithshme:
- Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe liçensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
- Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Kavajë dhe/ose Tiranë;
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës infoacfdalbania@gmail.com brenda datës 10/05/2024 ose në adresën postare Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë.
Nuk pranohen ofertat dorazi.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL (LEKE) dhe TVSH-ja të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
- Licensën për ushtrimin e aktivitetit (NIPT);
- Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër.
- Numrin e llogarisë bankare.
- Foto të produkteve (stoli dhe koshi)
Operatori që ofron produktet me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.