Mesazhi nga Presidenti, Organizata Botërore e Familjes
15 Maj, 2018
Asnjë Familje e Lënë Pas: Familjet dhe Autoritetet Lokale të punojnë së bashku për të transformuar qytetet dhe vendbanimet e njerëzve në komunitete të forta, përfshirëse, të sigurta, elastike, dhe të qëndrueshme.
Njerëzimi ka arritur progres të paparë social dhe ekonomik gjatë dekadave të fundit. Megjithatë, përparimi ka qenë i pabarabartë. Kudo, disa individë dhe grupe përballen me barriera që i pengojnë ata të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike, duke i lënë ata pas. Fokusi i Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe aspiratat kryesore të Organizatës Botërore të Familjes përmes festimit në Ditën Ndërkombëtare të Familjes 2018 është të theksojë përfshirjen e familjes në procesin e zhvillimit me Asnjë Familje të Lënë Pas.
Deri në vitin 2050, popullsia urbane e botës pritet që pothuajse të dyfishohet, duke e bërë urbanizimin një nga tendencat më transformuese të shekullit njëzet e një. Popullatat, aktivitetet ekonomike, ndërveprimet shoqërore dhe kulturore, si dhe ndikimet mjedisore dhe humanitare janë gjithnjë e më shumë të përqëndruara në qytetet duke shtruar tek autoritetet qeveritare dhe tek familjet, sfidat e mëdha të qëndrueshmërisë në aspektin e strehimit, infrastrukturës, shërbimeve bazë, sigurisë ushqimore, shëndetit, arsimit, punës së denjë, sigurisë dhe burimeve natyrore, ndër të tjera.
Duke rikujtuar që në festimin e 70 vjetorit të Organizatës Botërore të Familjes, fokusi i Samitit Botëror të Familjes 2017 ishte në Axhendën e Re Urbane dhe në Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 11 “Bëni qytetet dhe vendbanimet e njerëzve gjithëpërfshirëse, të sigurta, elastike dhe të qëndrueshme”; dhe SDG 12 “Sigurimi i modeleve të konsumit dhe prodhimit të qëndrueshëm”, ne dëshirojmë të theksojmë në këtë Ditë Ndërkombëtare të Familjes 2018, se zbatimi i tij në nivel lokal dhe në familje është një mundësi e jashtëzakonshme për të arritur një integrim më të mirë midis nevojave të komuniteteve dhe zhvillimit të politikave publike, duke çuar në një shpresë, harmoni, koherencë sociale dhe rritje ekonomike, duke siguruar përfshirjen dhe qëndrueshmërinë.
Duke inkurajuar qeveritë lokale, komunitetet dhe familjet që të punojnë së bashku në një qasje pjesëmarrëse në nivel lokal, ne mund të nxisim angazhimin qytetar për të nxitur një ndjenjë të përkatësisë dhe pronësisë midis të gjithë njerëzve, për të prezantuar konceptet e Agjendës 2030 dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm në planet strategjike dhe buxhetore në nivel lokal, për të zbatuar veprimet e synuara si një përgjigje efektive ndaj nevojave familjare, duke transformuar qytetet dhe vendbanimet e njerëzve në komunitete të begata, përfshirëse, të sigurta, elastike, të qëndrueshme dhe të forta, Duke Mos Lënë Asnjë Familje Pas.