Sot, në Tiranë u protestua kundër vrasjeve të grave dhe vajzave.

Protesta qytetare e inicuar nga aktivistë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, u organizua në mbështetje dhe në emër të atyre grave dhe vajzave, të cilat folën, por nuk u dëgjuan.

 “Në 6 muajt e parë të 2018, mediat kanë raportuar për 6 gra të vrara.

Fildez Hafizi kishte një urdhër mbrojtjeje por u vra, Ariela Murati u vra rrugës për në rajonin e policisë, pas një sërë kërcënimesh, Xhuljeta Çuni u vra edhe pse e kishte kallëzuar vrasësin e saj plot 4 herë edhe Adriana ishte një grua e dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i denoncuar dhe ky por i lënë i lirë, derisa i mori jetën gruas, se nuk i hapi dritaren.

Historitë e dhunës fatkeqësisht janë të shumta. Aleksanda Lewis, australiania që jeton dhe punon prej vitesh në Shqipëri rrëfeu historinë e keqtrajtimit të saj, për t’i dhënë forcë të tjera grave të mos pranojnë dhunën, ta denoncojnë atë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Protesta u përshkrua nga mesazhe të tilla si “Dhuna s’ka justifikim”, “Mësoni djemtë tuaj si të respektojnë femrat”, etj.

Grupi organizator i protestës, kërkon që autoritetet t’i marrin seriozisht denoncimet e vajzave dhe grave për dhunë apo përndjekje, në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla.

“Kërkojmë që media të mos romantizojë rastet e tilla duke i quajtur krime pasioni. Gjithashtu kërkojmë që personat e dënuar për dhunë apo krime në familje të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës.

Ndryshimet ligjore, hapat pozitivë të ndërmarrë në këtë drejtim nuk kanë ndryshuar situatën në momentin që ato mbeten në letër.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish