Dje, zhvilluam takimin përmbyllës dhe vlerësues me të rinjtë e Forumit Tematik Rinor të Kavajës,
ku së bashku ndamë refleksionet, sugjerimet për përmirësim dhe vijueshmerine e forumit.
Juljan Papaproko (Menaxher Programi i ReLOaD2/UNDP) dhe Bora Bahiti (Përgjegjëse e Njësisë së Integrimit Evropian/Bashkia Kavajë)
iu bashkuan këtij takimi, dhe zhvilluan një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor me të rinjtë, duke përgëzuar të rinjtë për aktivizimin
dhe pjesëmarrjen në forum. Gjatë bisedës u theksua vijueshmëria e angazhimit të të rinjve në të ardhmen për identifikimin e
problematikave dhe zhvillimin e ideve inovative nga të rinjtë në shërbim të komunitetit të Kavajës.


Disa nga refleksionet e të rinjve mbi impaktin që ka pasur pjesëmarrja e tyre në forum, ishin:


‚Pjesëmarrja ime si anëtare e Forumit Tematik Rinor të Kavajës më ka ndihmuar të jem më aktive, të përfshihem në nisma vullnetare
komunitare, si dhe të shkëmbejë eksperienca të bukura me bashkëmoshatarë të tjerë. Do të vijoj të jap kontributin tim
në këtë forum‘ – shprehet Diamela, anëtare e Forumit Tematik Rinor të Kavajës.
‚Forumi ka qenë një mundësi mjaft e mirë për ne të rinjtë të shprehim vetveten, të bashkëveprojmë me njëri-tjetrin,
si dhe me aktorë të institucioneve lokale, në shërbim të komunitetit të Kavajës‘ – shprehet Manueli,
anëtar i Forumit Tematik Rinor të Kavajës.


Pjesë e takimit ishin edhe të rinj të tjerë nga zonat rurale dhe suburbane të Kavajës, Golem, Synej etj,
të cilët kanë shfaqur interesin dhe dëshirën për t’u aktivizuar në të ardhmen në këtë forum.
Me shpresën dhe dëshirën që sa me shume të rinj të tjerë të Kavajës t’i bashkohen në vijim këtij mekanizmi të krijuar
që prej Korrikut 2022, dhe të bashkëpunojnë së bashku për një komunitet më të zhvilluar, aktivë dhe gjithpërfshirës.
Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë,
në partneritet me bashkinë Kavajë.


Ky projekt është financuar nga #ReLOaD2
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish