Ideja jonë sot u bë një realitet. Realizuam atë që premtuam në eventin ‘Rrathë Dhurues 2022”Inaguruam hapjen e shërbimit të ri dentar, në ambjentet e Qendra Komunitare Gonxhe Bojaxhi- Bashkia TiranëShërbimi dentar do të ofrohet FALAS për rreth 400 fëmijë në komunitetin e njësisë nr. 4 dhe nr. 8, Bashkia Tiranë. Dhurimet e mbledhura nga eventi Rrathë Dhurues 2022, organizuar nga Partners Albania for Change and Development dhe nga bashkëpunimi i ACFD-së me dhurues të tjerë përtej eventit, u përdorën për të rikonstruktuar dhe pajisur klinikën dentare në Qendra Komunitare Gonxhe Bojaxhi- Bashkia Tiranë.

Shërbimi dentar për fëmijët do të ofrohet në vijim nga specialistët e Klinikës Stomatologjike Universitare në QSUT, të cilët do të bëjnë kontrollin periodik dhe ndërhyrjet e nevojshme dentare për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjec.Ju shprehim mirënjohje dhe falenderim të vecantë individëve, OJF-ve dhe bizneseve që kontribuan me dhurimet e tyre, në realizimin e kësaj nisme sociale.Ju shprehim mirënjohje dhe falenderim të vecantë Klinikës Stomatologjike Universitare QSUT për mbështetjen humane dhe bashkëpunimin e tyre në rrugëtimin tonë.Ju shprehim mirënjohje dhe falenderim të vecantë stafit të Qendrës Komunitare Gonxhe Bojaxhi për bashkëpunimin e tyre në realizimin e nismës.Futura-Dent

TiranaCredins Bank / Banka Kombëtare Tregtare / Kredo / AlASF – Agro & Social Fund / Nisma për Ndryshim Shoqëror / ARSIS / Qendra Streha

Amanda Roberson / Ana Dervishi / Ana Kovacevic-Kadovic Ardiola Bodinaku / Delina Fico / Florian Toti

#solidaritet #kujdesindajdhembeve #femijet #femijeteshendetshem #rrathedhurues2022 #acfdalbania #PartnersAlbania

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish