Në kuadër të ditës botërore të solidaritetit dhe Ditën e Shënjtërimit të Nënë Terezës, më 5 shtator 2018, qendra ndërmori një nisëm bamirësie duke vënë në dispozicion ndihma në veshje dhe ushqime për një familje në nevojë në periferi të Tiranës (Njësia 2).
Familja përbëhet nga dy bashkëshortët dhe vajza e tyre L. (4 vjeç). Burri R. është i papunë dhe i paaftë për të punuar për shkak se është diagnostikuar me Artrit Reumatoid të formës së rëndë. Gruaja Z. është e papunë dhe shtatëzënë. Ajo mendohet të jetë në muajin e 4 të shtatzënisë, por asnjëherë nuk ka bërë kontrolle dhe vizita mjekësore. Vajza e tyre nuk flet dhe nuk komunikon asnjë nevojë të vetën. Prindërit nuk e kanë dërguar për të diagnostikuar gjëndjen e saj mjekësore. Dyshojmë se mund të jetë rasti i një fëmije me autizëm. Familja jeton me një ndihmë shoqërore prej 3900 lekësh (të reja) në muaj.
Rasti i familjes së përshkruar më lart u përfshi në programin e menaxhimit të rasteve të familjeve në nevojë, të cilës po i ofrohen disa shërbime të nevojshme. Disa nga këto shërbime janë:
- Vizita mjekësore gjinekologjike falas për gruan;
- Takimi dhe konsultimi me mjekun e familjes për rastin e vajzës;
- Takimi dhe konsultimi me tre specialistë të fushës për përcaktimin e llojit dhe nivelit të paaftësiase së vajzës;
- Takimi me përfaqësues të njësisë administrative nr.2 Tiranë, sektori i shërbimeve sociale dhe ndihmës ekonomike për rastin në fjalë;
- Kryerja e procedurave administrative falas nga qendra deri në sigurimin e pagesës së paaftësisë dhe kujdestarisë për vajzën;