Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare Mediko-Onkologjike dhe Shërbimin Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë  organizoi më datë 05 shkurt 2018, një takim në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit, në ambjentet e Spitalit Onkologjik.

15 pjesëmarrëse morën pjesë në këtë takim ndër të cilët pacientë të sëmurë me kancer, të mbijetuara, stafi mjekësor dhe psiko-social i spitalit dhe përfaqësues të shoqatës Mediko-Onkologjike Shqiptare

Për herë të parë në një takim të katër komponentët u mblodhën së bashku: pacientë-administratorë të shërbimit onkologjik-staf mjekësor-staf psikosocial, të cilët ndanë mendimet, idetë dhe eksperiencat e tyre duke nxjerrë në pah vështirësitë, sfidën e të jetuarit me sëmundjen, nivelin e shërbimeve e ofruara, dhe nevojën për përmirësime në trajtimin mjekësor e psiko-social të pacientëve dhe familjarëve të tyre..

E ftuar speciale në këtë takim ishte Dr. e Shkencave të Psikologjisë, znj.Silvana Kola Loka, e cila bëri moderimin e takimit dhe ndau eksperiencën e saj personale në lidhje burimet, mekanizmat dhe teknikat që duhet të përdorin të vazhduar një jetë sa më pranë normales dhe për të ruajtur ekuilibrat dhe funksionimin e familjes.

Takimi u vlerësua nga pjesëmarrësit duke shërbyer si nxitës në përmirësimin dhe vendosjen e një klime bashkëpunimi, si dhe për organizimin e takimeve të tjera të përbashkëta në të mirë të punës mes stafit dhe pacientëve të spitalit.

Përmes këtij aktiviteti ACFD bën apel për më shumë për përmirësimin e cilësisë së jetës të pacientëve që jetojnë me kancer, nevojën për sfidimin e perceptimeve dhe stereotipive, më shumë mbështetje qeveritare, më shumë fonde e strategji për parandalimin, diagnostifikimin e hershëm dhe kurimin e kësaj sëmundjeje.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish