28 dhjetor 2017, në kuadër të ditës së përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’iu kushtuar vëmendje të gjithë individëve që jetojnë në institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, ACFD zgjodhi t’u jetë pranë të moshuarve të Shtëpisë së të Moshuarve, Shkodër, duke iu dhënë 35 suplemente multivitamine të përshtatur për nevojat e moshës së tretë.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me drejtorinë e institucionit, nën kujdesin e veçantë të punonjëses sociale, znj. Mirsada Abduhrramani dhe me pjesëmarrjen e rezidentëve dhe stafit psiko-social dhe shëndetësor të institucionit. Sipas Abdurrahmanit është rritur ndjeshëm numri i të moshuarve që kërkojnë strehim në Shtëpinë e të Moshuarve, Shkodër, duke e shpënë në mesatarisht 6 (gjashtë), numrin e kërkesave që kjo rezidencë merr në muaj.

Varfëria, zbehja e lidhjeve familjare, rritja e tendencës për të jetuar në familje të vogla po sjell gjithmonë e më shumë rritjen e numrit të të moshuarve të vetmuar, të pambështetur me shërbime të nevojshme për moshën e tyre, duke thelluar në këtë mënyrë brishtësinë sociale të kësaj shtrese shoqërore. Shtimi dhe diversifikimi i  operatorëve të shërbimeve për të moshuar është tashmë një domosdoshmëri për minimizimin e izolimit dhe sigurimin e një përfshirjeje më të madhe shoqërore të këtij grupimi të rëndësishëm.Aktiviteti u mbështet nga partneri ynë kryesor VITABIOTICS ALBANIA, pjesë e kompanisë farmaceutike FLORIFARMA.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish