Dje, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e katërt të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë. Tema për diskutimin në takim ishte “Problematikat dhe shërbimet sociale për grupet vulnerable në bashkinë Kavajë”.

Mbi 45 pjesëmarrës (djem dhe vajza) morën pjesë në takim, ku ndër të cilët ishin përfaqësues nga Bashkia Kavajë, KVR, të rinjtë e forumit dhe të tjerë nga zona urbane dhe rurale të bashkisë Kavajë. Të pranishëm në këtë takim nga bashkia Kavajë ishin znj. Ester Stefa, Nënkryetare e Bashkisë Kavajë, z. Arben Meta, Përgjegjës i Njësisë së Integrimit Evropian në bashkinë Kavajë, si dhe përfaqësues të tjerë nga bashkia Kavajë. Nga ana e bashkisë u referuan disa nga priotitetet e objektivat e Drejtorisë së Shërbimit Social lidhur me shërbimet sociale të bashkisë Kavajë, ku siç u njoftua pritet të përfundojë Plani i ri Social i bashkisë Kavajë brenda muajit Maj 2024.

Disa prej çështjeve të identifikuara që u shtruan për diskutim nga të rinjtë ishin:

  • A janë të mjaftueshme fondet që ka bashkia për të përmbushur nevojat sociale të grupeve të nevojë? Nëse jo, si janë menduar të përballohen?
  • A ka programe punësimi për nënat kryefamiljare?
  • Çfarë masash jane marr nga bashkia deri tani për integrimin e komunitetit Rom në çështjen e punësimit, strehimit dhe arsimit?
  • Çfarë ndihme ofrohet nga bashkia për viktimat e dhunës në familje?

Përfaqësuesit e bashkisë ndoqën me mjaft interes takimin dhe i mirëpritën të gjitha pyetjet dhe problematikat e adresuara nga të rinjtë. Gjatë diskutimit u shprehën alternativa dhe mundësi për zgjidhje konkrete të disa prej shqetësimeve.

Në përmbyllje të kësaj tryeze dialogu, u arrit krijimi i një hapësire ndërveprimi dhe platformë e re konstruktive komunikimi, ku të rinjtë shprehin problematikat e komunitetit përmes zërit të tyre, që shpresojmë të jetë afatgjatë dhe efiçente.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish