Titulli i projektit:  “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë”

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes po zbaton projektin “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të përmirësojë ambjentin në shkollën 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’ në fshatin Rrakull, Njësia Administrative Synej, Bashkia Kavajë.

Kushtet për pjesëmarrje: Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 10/05/2024, në adresën e e-mailit: infoacfdalbania@gmail.com  ose në adresën postare: Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë

Specifikime të përgjithshme teknike:

Produktet stola dhe kosha për konsum individual janë specifikuar si më poshtë:

Stola material hekuri, sasia 6 copë, përmasa 1.20 cm  – 1.50 cm, material çelik i cinguar, i lyer me bojë me pjekje;

Kosha material hekuri, sasia 6 copë, diametri 40cm, lartësi 50-65 cm, me mekanizëm me përkulje për shkarkimin e mbeturinave, bazament çelik;

Produktete ofruara duhet të jenë cilësore dhe t’i përshtaten specifikimeve të përshkruara më lartë.

Ofrimi i këtyre produkteve kërkohet brenda muajit Maj 2024.. Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues

Kushte të përgjithshme:

  1. Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe liçensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
  2. Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Kavajë dhe/ose Tiranë;
  3. Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës infoacfdalbania@gmail.com brenda datës 10/05/2024 ose në adresën postare Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë.

Nuk pranohen ofertat dorazi.

  • Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL (LEKE) dhe TVSH-ja të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  1. Licensën për ushtrimin e aktivitetit (NIPT);
  2. Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër.
  3. Numrin e llogarisë bankare.
  4. Foto të produkteve (stoli dhe koshi)

Operatori që ofron produktet me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish