Zhvilluam takimin tonë të radhës me anëtarët e Forumit Tematik Rinor të Kavajës. U diskutua më konkretisht detajet e organizimit të ditës së tretë të pastrimit, i cili do të organizohet në zonën e Karpen në datën 24 Maj 2024. Pikë tjetër diskutimi në takim ishte organizimi dhe ndarja e roleve për organizimin e nismës komunitare në shkollën 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’ Njësia Administrative Synej, ku të rinjtë do të realizojnë miniaktivitete me nxënësit e shkollës si: lyerja e stolave, mbjellja e luleve dhe lojëra të ndryshme interaktive.
Të rinjtë diskutuan mbi këto çështje dhe u treguan të gatshëm në organizimet e aktiviteteve të forumit. Gjithashtu, anëtarët duke vlerësuar nevojën e grupeve vulnerable dhanë ide mbi realizimin e një nisme të re komunitare lidhur me fushatën e dhurimit të veshjeve/ushqimeve për një qendër sociale (të moshuarit/fëmijët me AK). Gjatë ditëve në vijim dhe në komunikim mes tyre do të vendosin mdi zhvillimet e reja të aktiviteteve të forumit.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).