Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit “Bëhu Familja Ime!” organizoi sesionin e tretë informues dhe ndërgjegjësues për shërbimin e kujdestarisë me banorë të komunitetit të njësisë administrative nr.11, Bashkia Tiranë në ambjentet e Bibliotekës nr.7, Tiranë. 25 pjesëmarrës (22 gra dhe 3 burra) morën pjesë në sesion. Ky sesion u organizua në bashkëpunim të plotë me stafin psiko-social dhe ndërlidhësit e komunitetit të NjA 4.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri” i implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe TLAS, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Synimi i sesionit ishte rritja e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për dobinë e familjeve kujdestare dhe nevojën e këtij shërbimi për fëmijët pa kujdes prindëror.

Disa nga çështjet më specifike të trajtuara në sesion më konkretisht ishin:

  • Çfarë janë familjet kujdestare?
  • Cilat janë kriteret ligjore për t’u bërë familje kujdestare?
  • Cilat jane hapat e procesit të kujdestarisë?
  • Si funksionojnë ato?
  • Kush janë përfitimet dhe si mund të kuptojmë sfidat?
  • Si mund të ndërgjegjësohemi për rëndësinë jetike të këtij shërbimi për fëmijët e mbetur pa kujdes prindëror?
  • Cilat janë strukturat përgjegjëse dhe organizatat që ofrojnë shërbime specifike për shërbimin e kujdestarisë?

Gjatë sesionit u transmetua intervista e znj. Milena Bekteshi e realizuar në TV7. Znj. Milena Bekteshi është model i nje prindi kujdestar pa lidhje gjaku, e bërë tashmë edhe publike në media. Gjatë intervistës znj. Bekteshi rrëfen eksperiencën e saj, momentet e jetës si nënë kujdestare, marrëdhënien e saj me vajzën në kujdestari, marrëdhënien e fëmijëve të saj biologjikë dhe vajzës në kujdestari, momentet e bukura dhe vështirësitë që e shoqërojnë këtë proces.

Të pranishmit shkëmbyen ide dhe mendime të ndryshme pas ndarjes së historisë së saj personale, ku shumica e tyre u përballën për herë të parë me një rast konkret të kujdestarisë pa lidhje gjaku.

Disa refleksione dhe komente gjatë sesionit ishin:

  • U inkurajua nga përfaqësuesja e zyrës së shërbimit social të njësisë se vendimet e gjykatës për rastet e kujdestarisë duhet të kenë një afat kohor;
  • Duhet të bëhen ndryshime në procedurat ligjore lidhur me moshën për ato raste kur mosha e prindërve të caktuar nga gjykata si kujdestarë është afër kufirit të moshës 65 vjeç, që është kriteri i caktuar në ligj;
  • Nga të pranishmit pati mjaft reflektime për shërbimin e kujdestarisë, të cilët u shprehën se një faktor që pengon shoqërinë shqitare të marr një fëmijë në kujdestari pa lidhje gjaku është mentaliteti shqiptar.
  • Shoqëria shqiptare nuk është ende gati të pranojë shërbimin e kujdestarisë pa lidhje gjaku;

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
en_GBEnglish