Forumet Tematike Rinore

Një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë

Mbështetur nga:

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 • Bashkimi Evropian • UNDP

Kohëzgjatja:

Korrik 2022 – Prill 2023

Programi:

Të Rinjtë dhe Vullnetarizmi

Vendndodhja:

Bashkia Kavajë

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 • Bashkimi Evropian • UNDP

Korrik 2022 – Prill 2023

Të Rinjtë dhe Vullnetarizmi

Bashkia Kavajë

Përshkrim i projektit:

Për t’ju përgjigjur situatës aktuale, ACFD përmes këtij projekti do të kontribuojë në ripërtëritjen dhe riaktivizmin e të rinjve, duke u fokusuar në krijimin dhe funksionimin e një instrumenti të quajtur Forumi Tematik Rinor. Ky mekanizëm do të nxisë angazhimin aktiv të mbajtësve të të drejtave dhe do të promovojë një mekanizëm pjesëmarrës për të rinjtë e komunitetit në bashkinë Kavajë që do të rrisë përgjegjshmërinë e qeverisjes vendore dhe do të përmirësojë ofrimin lokal të shërbimeve për të rinjtë e përshtatur me nevojat e grupeve të ndryshme, bazuar në moshën, gjininë dhe faktorët e vulnerabilitetit. ACFD propozon përqafimin e parimeve të përfshirjes sociale, luftimin e përjashtimit social dhe promovimin e praktikave pozitive që do të ndahen në nivel lokal, me synimin për të nxitur angazhimin rinor dhe iniciativat bazë dhe për t’i bërë këto iniciativa të vetëqëndrueshme dhe me afat të gjatë.

Rezultatet e pritshme:

  • Të rinjtë e marxhinalizuar fuqizohen dhe bëhen pjesë aktive për të influencuar në problematikat që shqetësojnë komunitetin e bashkisë Kavajë.
  • Të rinjtë bëhen promotorë të ndryshimit për komunitetin dhe rrisin vetëbesimin tek vetja dhe te komuniteti për fuqinë e rolit të tyre.

Target grupe:

Të rinjtë 14 – 18 vjeç