Inovacioni dhe Trashëgimia Kulturore
Mbështetur nga:
Fondacioni Anna Lindh, në bashkëfinancim nga Komisioni Evropian
Kohëzgjatja:
1 Nëntor – 1 Dhjetor 2024
Programi:
INOVACIONI DHE TRASHËGIMIA KULTURORE
Vendndodhja:
Bashkia Kavajë
Përshkrim i projektit:
Ky aktivitet kishte si qëllim të ofrojë mundësi për ti parë fëmijët dhe të rinjtë të bashkuar, përmes tingujve të muzikës, pranë njëri-tjetrit, duke na dëshmuar se të qënit bashkë, është një vlerë njerëzore e pazëvendësueshme, duke përçuar mesazhin e pranimit dhe gjithpërfshirjes dhe duke inkurajuar që ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi, pa lënë askënd pas.
Aktiviteti organizohet në kuadër të zhvillimit të edicionit të tretë të Ditës së Mesdheut. Artistët e rinj me aftësi të veçanta dhe fëmijët e Shtëpisë së Artit Kavajë performuan së bashku, duke thyer barrierat për të lidhur artin dhe muzikën e tyre përmes talentit në interpretimet e tyre emocionuese, gjë që fjala nuk mund t’a bëj.
Artistët e rinj që performuan:
Nikolaos Dylgjeri, vokal
Dea Çaushi, violinë
Soirdio Balla, kitarë
Rezultatet e pritshme:
Të rinjtë dhe fëmijët kuptojnë rëndësinë e mbështetjes dhe lidhjes më njëri-tjetrin, për të ndryshuar qëndrimet dhe paragjykimet ndaj personave vulnerabël;
Komuniteti ndërgjegjësohet mbi pranimin e diversitetit, luftës ndaj stereotipeve dhe paragjykimeve për grupet vulnerable në përgjithësi dhe në veçanti ndaj personave me AK.
Target grupe:
Të rinjtë nga grupet vulnerable, të rinjtë me aftësi të kufizuara