INOVACIONI DHE TRASHËGIMIA KULTURORE

Misteri i Trashëgimisë sonë kulturore ardhur tek fëmijët përmes eksperiencës në Lojërat Puzzel

Përmes implementimit të këtij projekti është synuar të sjellim risi në zhvillimin e produkteve të reja të teknologjisë digjitale, si mjet për zhvillimin e një mësimnxënies inovative për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç, përtej metodave tradicionale. Objektivi kryesor i prpjektit ishte promovimi i trashëgiminë historike dhe kulturore kombëtare tek fëmijët përmes lojës puzzle, duke bërë të mundur njohjen, ruajtjen dhe transmetimin e kulturës dhe vlerave të saj në mënyrë inovative dhe praktike…

Mars – Qershor 2021

Kombëtar

PromoKULT – Zhvillimi i turizmit kulturor në bashkinë Kavajë

Ky projekt synon të plotësojë mungesën e shfrytëzimit efikas të burimeve të trashëgimisë kulturore në bashkinë Kavajë, duke krijuar një qasje të re në turizmin kulturor përmes përdorimit të teknologjisë inovative, digjitale dhe online. Aplikacioni online “Virtual Tour 360 gradë” dhe videoklipi promovues do të jenë mjetet kryesore të kësaj inovacioni.Me këtë projekt synojmë të ndihmojmë në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe kulturës në vend, duke përmirësuar imazhin e zonës dhe tërhequr më shumë vizitorë vendas dhe të huaj…

Prill - Shtator 2023

Bashkia Kavajë

Inovacioni & Trashëgimia Kulturore

Ky aktivitet kishte si qëllim të ofrojë mundësi për ti parë fëmijët dhe të rinjtë të bashkuar, përmes tingujve të muzikës, pranë njëri-tjetrit, duke na dëshmuar se të qënit bashkë, është një vlerë njerëzore e pazëvendësueshme, duke përçuar mesazhin e pranimit dhe gjithpërfshirjes dhe duke inkurajuar që ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi, pa lënë askënd pas.

1 Nëntor – 1 Dhjetor 2024

Bashkia Kavajë