Forumi Tematik Rinor në Kavajë

Trajnimi i dytë

Momente nga trajnimi i dytë i radhes me të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë gjate fundjaves.Rritja e kapaciteteve tek të rinjtë për të njohur te drejtat e tyre, kuadri ligjor dhe institucional, menyrat e advokimit dhe lobimit per mbrojtjen dhe adresimin e te drejtave te tyre, e drejta e perfshirjes dhe pjesemarrjes ishin disa nga çështjet kyçe të trajtuara gjatë trajnimit.Ndërthurja e metodave të ndryshme si: punë në grupe, brainstorming, prezantime, dhe diskutimet konstruktive sollën interaktivitet dhe përfshirje gjatë trajnimit nga të rinjtë pjesëmarrës.

Ky takim u organizua nga ACFD, në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).