Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”
- November 4, 2023
Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.
Rreth 30 nxënës pjesëmarrës në këtë takim ishin nga klasat e teta dhe të nënta.
Nevojat e përcjella nga nxënësit ishin të shumta dhe mjaft bazike. Disa nga nevojat e identifikuara ishin si vijon:
• Nevoja e rikonstruktimit të fushës sportive, e cila kishte shumë nevojë për përmirësime që fëmijët të luajnë lojëra të ndryshme gjatë orës së fiskulturës dhe në kohën e lirë. Aktualisht e vetmja fushë ekzistuese ishte në gjendje aspak të mirë, ku luhej vetëm lojë futbolli nga djemtë.
• Mungesa e një laboratori me mjetet më bazike për zhvillimin e orës së biologjisë dhe kimisë. Aktualisht nuk ka asnjë ambjent të tillë në shkollë, ku pjesa praktike e mësimit nuk realizohet.
• Mungesave e stolave dhe vendeve për tu ulur nxënësit në oborrin e shkollës gjatë kohës së pushimit për të konsumuar ushqimin ose pas mbarimit të mësimit;
• Mungesa e trotuareve në të gjitha rrugët e komunitetit në njësinë Synej;
• Mungesa e bazës mësimore (kompjutera) për zhvillimin e orës së teknologjisë së informacionit.
• Rikonstruktimi i tualeteve të shkollës, të cilat janë të papërshtatshme dhe jo funksionale për fëmijët. Aktualisht tualetet ekzistuese përdoren edhe nga fëmijët e kopshtit, të cilët ndajnë të njëjtin ambjent me shkollën 9-vjeçare;
• Mungesa e një salle leximi dhe bibliotekës së shkollës, gjë e cila kufizonte të drejtën e nxënësve për të pasur libra jashtëshkollorë të nevojshme për realizimin e projekteve në lëndën e letërsisë, por edhe për leximin në kohën e lirë;
• Mungesa e transportit publik, ku nxënësit çdo ditë përshkruajnë rrugën vajtje ardhje në këmbë, ose sipas mundësië që ka familja përdorin makina private.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit ‘Forumi Tematik Rinor-një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, i cili po zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2, dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).