Momente nga Forumi Tematik Rinor në Kavajë
- December 4, 2022
Momente nga trajnimi i radhës i zhvilluar me të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë.
Rritja e kapaciteteve tek të rinjtë për të njohur vlerat e vullnetarizmit, kuadrin ligjor dhe institucional, si mund të bëhen vullnetarë, si të ndërmarrin aksione vullnetare në komunitet, përfitimet e vullnetarizmit etj., ishin disa nga çështjet kyçe të trajtuara gjatë trajnimit.
Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/12/318211336_516347833875010_2016905130750506347_n-300x225.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/12/318203833_516347860541674_892718591086141099_n-225x300.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/12/317660030_516347840541676_1381718377845414626_n-300x225.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/12/317630473_516347880541672_5936456554877378797_n-300x225.jpg)