Përmirësimi i kushteve të kopshtit ’26 Marsi’ në Kavajë

100 fëmijëve të kopshtit ’26 Marsi’ në Kavajë, iu dhuruam një ambjent të përmirësuar, ku ata mund të kalojnë momente të bukura dhe argëtuese gjatë kohës së qëndrimit në kopësht.


Nisma e 8ë ndërmarrë “Me fëmijët dhe për fëmijët e komunitetit tim” nga të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë, u zbatua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) në bashkëpunim me stafin e bashkisë Kavajë, të rinjtë e talentuar në pikturë prindër dhe edukatorë, e cila kishte si qëllim të rriste ndërveprimin dhe aktivitetet vullnetare të të rinjve, dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit në dobi të fëmijëve të kopshtit ‘26 Marsi’.


Falë këtij kontributi, rreth 100 fëmijë po gëzojnë pamjen e re të mureve të kopshtit të pikturuar me personazhet e tyre më të dashura, hekurat rrethues dhe stolat të lyer më ngjyrat e ylberit, fidanet e mbjella së bashku me më të rriturit, si dhe këndin e lodrave të krijuar enkas për ta.


Përmirësimet dhe këndi rekreativ u mundësuan në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, në partneritet me bashkinë Kavajë.


Ky projekt është financuar nga #ReLOaD2 Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP.