Inovacioni dhe trashëgimia kulturore
Përmes këtij programi synohet të kontribuojmë në promovimin e vlerave, trashëgimisë dhe traditave familjare dhe kombëtare, përmes mjeteve të reja dixhitale, për t’ju ofruar familjes dhe shoqërisë shqiptare, rritje të të kuptuarit dhe të ndërgjegjësimit mbi sensin e përkatësisë dhe trashëgimisë, si një rrugë drejt njohjes dhe ruajtjes së identitetit dhe vazhdimësisë ndërmjet brezave. Objektivat e këtij programi janë: • Përdorimi i mjeteve të reja innovative: aplikacione online, ture virtuale, website, lojërave smart dhe edukative, modele 3D storytelling, nga fëmijë, prindër dhe edukatorë, si një mënyrë për të transferuar vlerat e familjes, kulturës dhe trashëgimisë tonë në mënyrë praktike • Aplikimin e metodave të reja dixhitale në funksion të mësimdhënies për nxënësit e sistemit parashkollor, parauniversitar dhe universitar; • Ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve në fushën e inovacionit social për përfaqësues të sektorit publik dhe të sipërmarrjes private.