PromoKULT

Zhvillimi i turizmit kulturor në bashkinë Kavajë

Mbështetur nga:

EU4Culture

Kohëzgjatja:

Prill – Shtator 2023

Programi:

Inovacioni dhe Trashëgimia Kulturore

Vendndodhja:

Bashkia Kavajë

EU4Culture

Prill – Shtator 2023

Inovacioni dhe Trashëgimia Kulturore

Bashkia Kavajë

Përshkrim i projektit:

Ky projekt synon të plotësojë mungesën e shfrytëzimit efikas të burimeve të trashëgimisë kulturore në bashkinë Kavajë, duke krijuar një qasje të re në turizmin kulturor përmes përdorimit të teknologjisë inovative, digjitale dhe online. Aplikacioni online “Virtual Tour 360 gradë” dhe videoklipi promovues do të jenë mjetet kryesore të këtij inovacioni. Nëpërmjet këtij projekti synojmë të ndihmojmë në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe kulturës në vend, duke përmirësuar imazhin e zonës dhe duke tërhequr më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Një tjetër qëllim i këtij projekti është rritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimi i grupeve të interesit, përfshirë bizneset lokale dhe operatorët turistikë vendas. Ne do t’i furnizojmë dhe pajisim ata me aftësi të reja për të zhvilluar turizmin kulturor dhe për të tërhequr sa më shumë turistë.

Rezultatet e pritshme:

  • Produktet turistike për bashkinë Kavajë janë zhvilluar dhe janë prezent në media sociale për t’u aksesuar nga komuniteti dhe turistët
  • Kapacitetet dhe njohuritë e profesionistëve të turizmit mbi menaxhimin, ofrimin dhe promovimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre turistike janë fuqizuar

Target grupe:

  • Biznese lokale
  • Operatorë Turistikë Lokal
  • Përfaqësues të sektorit të turizmit
  • Të rinjtë

Video e projektit

Loading...

Turi Virtual i projektit