Ditën e sotma, datë 5 Korrik 2024, u zhvillua trajnimi i fundit përmbyllës me temë “HARTA E AKTORËVE BASHKËPUNUES DHE MBËSHTETËS NË OFRIMIN E SHËRBIMEVE” në kuadër të projektit ‘Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në Bashkinë Kavajë’, nga ekspertët e fushës.
Gjatë gjithë ciklit të trajnimeve që u zhvilluan, nga periudha Maj – Korrik 2024, janë trajnuar gjithsej 20 punonjës që janë pjesë e stafeve të Drejtorisë së Shërbimit Social, Qendrës ditore “Ngjyrat e Jetës” dhe Drejtorisë së Arsimit Parashkollor të Bashkisë Kavajë.
Qëllimi i këtij cikli trajnimesh trajnimesh ishte forcimi i kapaciteteve administrative të institucioneve ligjzbatuese në fushën e shërbimeve sociale për fëmijët me AK, rëndësia e marrjes së njohurive për të identifikuar dhe menaxhuar rastet e zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar, njohja me legjislacionin shqiptar dhe praktikat sociale për ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Bashkinë Kavajë.
Në përfundim të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata vlerësimi.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.