Takimi përmbyllës i projektit ‘Vlerëso – Vepro – Fuqizo: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social për fëmijët me AK, në Bashkinë Kavajë’ u zhvillua me sukses. Pjesëmarrësit, përfshirë përfaqësues nga Bashkia Kavajë, Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve, dhe Qendra Ngjyrat e Jetës, diskutuan dhe ndanë rekomandime të vlefshme për përmirësimin e shërbimeve.
Disa nga rekomandimet kryesore përfshijnë:
– Vendosja e psikologut dhe logopedit në Qendrën Ngjyrat e Jetës është e domosdoshme për mbështetjen e fëmijëve me AK.
– Shtimi i mjeteve didaktike edhe në kopshtet, ku fëmijët me AK marrin shërbim ditor.
– Organizimi i më shumë sesioneve ndërgjegjësuese për prindërit, për të pranuar dhe mbështetur fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje të specializuar për zhvillimin e tyre intelektual.
Ky projekt ka treguar qartë rëndësinë e fuqizimit të stafit social dhe ofrimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse për fëmijët me nevoja të veçanta.
Ky projekt u mbështet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.