Shëndet dhe mirëqënie

Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm

Ideja ‘Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm!’ do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit oral dhe të mirëqënies sociale në komunitetin e Bregut të Lumit, Njësia bashkiake nr.4, Bashkia Tiranë dhe krijimin e një shërbimi të ri falas. Në kuadër të këtij projekti u ngrit mini-klinika dentare, brenda hapësirës së Qendrës Sociale ‘Gonxhe Bojaxhi’, që do t’iu shërbejë një numri të konsiderueshëm prej 400 fëmijë të identifikuar me nevoja bazike, të cilët ndiqen me programe psiko-sociale mbështetëse në këtë qendër…..

16 Qershor 2022 – 31 Mars 2023

Bashkia Tiranë

Promovim dhe Informim për komunitetin e Tiranës në kuadër të Ditëve Ndërkombëtare

Ky projekt është zbatuar në territorin e bashkisë Tiranë, gjatë periudhës Dhjetor 2017 – Dhjetor 2018. Qëllimi i projektit është organizimi i aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese në kuadër të ditëve ndërkombëtare: Dita Botërore kundër Kancerit, Dita e Lumturisë, Dita e Familjes, Dita e Bamirësisë, kushtuar këtyre target grupeve: të moshuarve në qendra rezidenciale, fëmijëve të hospitalizuar, grave me sëmundje terminale, familjeve në nevojë, dhe ofruesve të shërbimeve ndaj familjes…

Dhjetor 2017 – Dhjetor 2018

Bashkia Tiranë

Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë”

Projekti ‘Vlerëso-Fuqizo Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë’ ka si qëllim që të sigurojë që fëmijët me aftësi të kufizuar në bashkinë Kavajë, të përfitojnë nga përmirësimi i sistemit të shërbimeve të kujdesit social që ofrohen aktualisht për ta.

Janar 2024 – Shator 2024

Bashkia Kavajë