Ditë e mbushur me shumë emocione në Qendrën Ditore
“Ngjyrat e Jetës”, Kavajë
- October 21, 2022
Një ditë të mbushur me shumë emocione na falën të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë, së bashku me fëmijët e Qendra Ditore “Ngjyrat e Jetës”, Kavajë.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Social, përfaqësuar nga drejtoresha Medina Papoj, si dhe Sektorin Përgjegjës për Rininë në Bashkinë Kavajë përfaqësuar nga Bora Bahiti, bëmë të mundur realizimin e këtij aktiviteti.
Në fjalën e tyre përshëndetëse ato shprehën rëndësinë e përfshirjes dhe aktivizmit të të rinjve në nisma të tilla në ndihmë të komunitetit, si dhe dhanë mesazhe ndërgjegjësuese për të rinjtë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte:
- Të rinjtë të rrisin interaktivitetin me fëmijët me aftësi ndryshe;
- Të rinjtë të përfshihen në aktivitete sociale në ndihmë të grupeve vulnerable;
- Komunikimi mes tyre përmes lojës dhe aktiviteteve krijuese;
Të rinjtë u përfshinë aktivisht së bashku me fëmijët dhe ndërvepruan në mënyrë të shëndetshme, duke realizuar figura me plastelinë, plotësime me lojëra puzzle, ngjyrosje në telajo, argëtim me muzikë, kërcime dhe video-mesazhe.
Të gjithë morën mbresa mjaft pozitive gjatë kësaj dite, duke sjell një frymë dashurie dhe ngrohtësie për fëmijët me aftësi ndryshe, ku mesazhi më domethënës i shprehur njëzëri nga të gjithë të rinjtë në fund të aktivitetit, ishte ‘Së bashku NE mund t’ja dalim!’
Ky aktivitet u ideua nga vetë të rinjtë e forumit, si pjesë e ndërmarrjes së nismave komunitare në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë”, i cili po zbatohet nga ACFD, në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Falenderojmë nga zemra:
- UNDP Albania për mbështetjen financiare në këtë projekt.
- Bashkinë Kavajë për partneritetin dhe bashkëpunimin
- Qendrën Ditore ‘Ngjyrat e Jetës’ në Kavajë për mikëpritjen