Miniforum në Shkollën e mesme profesionale Charles Telford Erickson
- October 3, 2022
Të rinjtë e Shkolla e mesme profesionale Charles Telford Erickson, u bënë pjesë e miniforumit të organizuar nga ACFD në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë dhe Forumin Tematik Rinor, në Golem/Kavajë.
Identifikimi i nevojave dhe problematikave që vërejnë të rinjtë në komunitetin e tyre të zonës, ishte tematika e bisedës gjatë takimit.Të rinjtë e vunë theksin kryesisht në këto nevoja:
- Nevoja e të pasurit një mjedis të pastër në komunitet
- Nevoja për investime në infrastrukturën e rrugëve dhe ndricimin, në zonat rurale të Golemit- Ndihma ndaj familjeve në nevojë- Krijimi i hapësirave sportive dhe argëtuese për të rinjtë.
Falenderojmë Shkolla e mesme profesionale Charles Telford Erickson për mikpritjen dhe bashkëpunimin në këtë takim.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/11/310194996_471033181739809_1148715753754625444_n-300x225.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/11/310013202_471033175073143_7501196027949812921_n-225x300.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/11/309764004_471033191739808_4849231019153196535_n-300x225.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/11/309435826_471033285073132_5708869365288631629_n-300x225.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2022/11/309402064_471033268406467_8862430162820456320_n-300x297.jpg)