Ekspozita ‘Problematikat e Qytetit Tim’
- January 26, 2023
Të rinjtë e Kavajës në bashkëpunim me Forumin Tematik Rinor të Kavajës finalizuan sot nismën komunitare, ekspozita ‘Problematikat e Qytetit Tim’.
Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues nga Programi ReLOaD/UNDP, bashkia Kavajë dhe institucione lokale, staf dhe nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme të Kavajës.
Qëllimi i hapjes së ekspozitës ishte identifikimi dhe adresimi i nevojave të komunitetit të Kavajës , përmes fotove të realizuara nga të rinjtë, duke sjell në vëmendje punën e vazhdueshme informuese dhe ndërgjegjësuese, si dhe përkushtimin e të gjithë aktorëve të shoqërisë për të përmirësuar jetën në komunitet.
Tematikat e përcjella në foto nxirrnin në pah cështjet e mjedisit, mundësimin e hapësirave kreative, argëtuese, sportive, cështjet e shëndetit etj.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, ne partneritet me bashkine Kavaje.
Ky projekt është financuar nga #ReLOaD2 dhe @Bashkia e Kavajes
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/06/326274270_570501248279067_4807378296166815202_n-225x300.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/06/326104434_866207157988364_2926173878637280580_n-225x300.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/06/324595128_966445154324690_6493445416528573784_n-300x225.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/06/324255586_738206747513012_1354497952744580562_n-300x210.jpg)