“Forumi Tematik Rinor”
Diskutim mbi problematikat në Kavajë
- February 2, 2023
Sot me Diamelen dhe Ensin (anetare te Forumit Tematik Rinor Kavajë) dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare ‘Tre Dëshmorët’ në Kavajë, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur mbi problematikat dhe nevojat e komunitetit të Kavajës. Të rinjtë adresuan nevoja të lidhura me mjedisin, kujdesin ndaj grupeve në nevojë, krijimi i hapësirave të reja sportive dhe argëtuese, ku sugjeruan edhe nisma për ndërhyrje të mundshme.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, në partneritet me bashkinë Kavajë.
Ky projekt është financuar nga #ReLOaD2 dhe @Bashkia e Kavajes
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP