Identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që vërejnë të rinjtë
- September 21, 2022
Bisedë miqësore mes të rinjve bashkëmoshatarë nga Kavaja.
Identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që vërejnë të rinjtë në komunitetin e tyre të zones, ishte tematika e bisedës mes të rinjve.
Të rinjtë e vunë theksin kryesisht në këto nevoja:
- Nevoja e të pasurit një mjedis të pastër në komunitet;
- Ndihma ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara;
- Nxitja e interesit tek femijet ndaj librit dhe leximit.
Rritja e informimit tek te rinjte mbi rëndësinë dhe rolin e aktivizimit të të rinjve ne komunitet.
Mini-forumi u inicua dhe realizua nga anëtarët e Forumit Tematik Rinor në Kavajë.
Ky aktivitet u zbatua dhe u organizua nga ACFD, në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).