PromoKULT Tryeza Informuese

U zhvillua sot, datë 23 Qershor 2023, në Sallën e Këshillit Bashkiak Kavajë, tryeza e rrumbullakët me përfaqësues të Bashkisë Kavajë, njësive administrative dhe grupeve të interesit për projektin “PromoKULT – Development of Cultural Tourism of Kavaja Municipality” në kuadër të projektit EU4Culture Albania të financuar nga BE, zbatuar nga UNOPS, në koordinim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

Në këtë tryezë të rrumbullakët pjesëmarrësit u njohën me projektin, aktivitetet dhe rezultatet përfundimtare që do të sjell “PromoKULT – Development of Cultural Tourism of Kavaja Municipality” për turizmin kulturor të Bashkisë Kavajë. Ky takim shërbeu gjithashtu për të nxitur edhe rritur bashkëpunimin midis aktorëve të interesuar.