Ngritja e kapaciteteve të anëtarëve të Forumit Tematik Rinor të Kavajës është një objektiv tjetër i rëndësishëm, për t’i ndërgjegjësuar dhe fuqizuar të rinjtë me aftësi të reja të të kuptuarit të problematikave dhe për të përmirësuar dhe zhvilluar të menduarit kritik mbi çështjet e ndryshme.

20 të rinjtë e forumit morën pjesë në trajnimin e parë, i cili kishte në fokus trajtimin e çështjeve kryesore të punës në grup/skuadër dhe vullnetarizimin. Disa nga nëntemat e trajtuara ishin:

  • Çfarë është vullnetarizmi, vlerat dhe rëndësia e tij, roli i vullnetarizmit dhe aktivizmit shoqëror;
  • Kuadri ligjor kombëtar dhe mekanizmat lidhur me vullnetarizmin.
  • Çfarë është një vullnetar/e? Cilat janë të drejtat dhe detyrat e vullnetarit?
  • Puna në grup, vlerat dhe parimet
  • Lidershipi, Motivimi, Komunikimi dhe zgjidhja e problemeve brenda grupit
  • Përfitimet dhe vlerat e vullnetarizmit në komunitet; Të rinjtë përballë vullnetarizmit dhe roli i tyre;

Të rinjtë ishin mjaft aktivë dhe u përfshinë në punë me grupe, ku ideuan nisma vullnetare dhe hapat që duhet të ndjekin për realizimin e tyre.

‘Ky trajnim ishte mjaft i vlefshëm për mua, duke marr informacione që nuk i kisha të qarta, ose nuk i kisha ditur më parë. Punët në grupe me anëtarët e tjerë më bënë që të njoh më mirë mendimet e tyre’ – shprehet anëtari i forumit, Klejton Teferici

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans  

European Union in Albania

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X