Në datë 22 Maj 2024, u zhvillua trajnimi me temë “NJOHURITË E LEGJISLACIONIT SHQIPTAR DHE PRAKTIKAT NDËRKOMBËTARE PËR FUQIZIMIN E STAFEVE SOCIALE” në kuadër të projektit ‘Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë’, nga ekspertët e fushës.

Gjatë këtij sesioni trajnimi u trajnuan stafet e Drejtorisë së Shërbimit Social, Qendrës ditore “Ngjyrat e Jetës” dhe Drejtorisë së Arsimit Parashkollor të bashkisë Kavajë.

Qëllimi i këtij trajnimi është  forcimi i kapaciteteve administrative të institucioneve ligjzbatuese në fushën e shërbimeve sociale për fëmijët me AK, rëndësia e marrjes së njohurive për të identifikuar dhe menaxhuar rastet e zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar, njohja me legjislacionin shqiptar dhe praktikat sociale për ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Bashkinë Kavajë.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian