Në datë 30 Maj, përjetuam një ditë me plot emocione, ku bashkë me Forumin Tematik Rinor të Kavajës organizuam nismën komunitare ‘Përmirësimi i ambjentit të shkollës për fëmijët e komunitetit tim’, në shkollën 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’ fshati Rrakull, Njësia Administrative Synej, Bashkia Kavajë.

Në prag të festës së 1 Qershorit, 84 nxënësve të shkollës (34 vajza dhe 50 djem) dhe 23 fëmijëve të kopshtit (10 vajza dhe 13 djem) që ndodhet në të njëjtën godinë, iu dhuruam një ambjent të përmirësuar me stola, kosha dhe këndin e argëtimit, ku ata mund të kalojnë momente të bukura dhe argëtuese.

Gjatë kësaj dite të rinjtë e forumit u përfshinë aktivisht me nxënësit, stafin e shkollës dhe prindërit e komunitetit dhe kontribuan ku së bashku:

– Vendosën stolat dhe koshat e rinj në oborrin e shkollës, ku më parë kishin munguar në këtë shkollë;

– Mbollën fidanët dhe bimët e sjella nga të rinjtë dhe stafi i shkollës, duke pasuruar gjelbërimin në shkollë;

– Kontribuan në lyerjen e kangjellave dhe derës së shkollës;

– Inaguruan këndin argëtues për fëmijët e kopshtit dhe zhvilluan lojëra të ndryshme argëtuese me fëmijët e kopshtit;

Të gjitha miniaktivitetet u shoqëruan me dhënien e mesazheve sensibilizuese nga të rinjtë për ruajtjen dhe mirëpërdorimin e tyre.

Në fund të aktivitetit, disa nga fëmijët u shprehën:

  • ‘Jam shumë e lumtur që edhe shkolla ime ka një ambjent më të bukur, siç kanë shokët dhe shoqet e mia të lagjes në shkollat e tjera’ – Ajla, nxënëse klasa VII
  • ‘Tani unë kam ku të ulem në pushim për të ngrënë ushqimin që marr nga shtëpia’ – Elesio nxënës klasa IV
  • ‘Shkolla ime më duket më e bukur, falemnderit që i sollët për ne’ – Luisi, nxënës klasa IV

Fëmijët ishin shumë të gëzuar dhe na dhanë mjaft emocione të bukura, duke na sjell në vëmendje detyrimin që kanë institucionet përgjegjëse për krijimin e kushteve në shkollë, për t’ju siguruar një ambjent të denjë dhe miqësor për fëmijët dhe nxënësit.📍Përmirësimet dhe këndi argëtues u mundësuan në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian