Në datë 31 Maj zhvilluan aksionin vullnetar të pastrimit në një zonë tjetër të bregdetit të bashkisë Kavajë. 36 (djem dhe vajza) të rinj ishin të pranishëm dhe u përfshinë aktivisht në aksion duke mbledhur mbeturinat e hedhura në hapësirën publike të plazhit, e cila frekuentohet edhe nga personat me aftësi ndryshe.
Në përfundim të këtij aksioni tre-ditor, të rinjtë e Forumit Tematik Rinor u shprehën entuziastë dhe të gëzuar që arritën të përfundonin me sukses nismën e tyre, duke ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit mbi kujdesin dhe mbrojtjen për mjedisin dhe natyrën, si dhe duke dhënë një shembull pozitiv qytetarie dhe vullnetarizmi për komunitetin e bashkisë Kavajë.
Kjo nismë u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).